"KKSH vështirësoi gjendjen e shqiptarëve, ne do të ndryshojmë situatën" (video)
Lokale

"KKSH vështirësoi gjendjen e shqiptarëve, ne do të ndryshojmë situatën" (video)

17.Oct.2014 23:20
0

Në tubimin parazgjedhor të koalicionit “Partia Demokratike –Dr.sc. Nagip Arifi” në fshatin Lluçan, është kritikuar udhëheqja e deritanishme me Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë, derisa është thënë se situata do të ndryshojë me fitoren e koalicionit Partia Demokratike (PD) - Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL).

Në tubimin me qytetarë nga bashkësitë lokale të fshatrave Lluçan, Osllarë, Turi e Dobrosin të komunës së Bujanocit, të premten është shpalosur programi i koalicionit “Partia Demokratike – Dr.sc. Nagip Arifi”, i cili premton ndryshim të situatës, siç u tha “të rëndë” në sektorët që ka kompetenca KKSH.

“Pas 26 tetorit përbërja e këtij Këshilli do të largohet përfundimisht. Në vend që ky Këshillë të ketë zgjidhë shumë probleme të shqiptarëve, ai përkundrazi i shtoi problemet e shqiptarëve, sidomos nëpër shkollat shqipe. Ai vështirësoi problemet në arsim, mos të flasim për fushën e kulturës, informimit dhe përdorimit të simboleve kombëtare që nuk është angazhuar fare”, tha nikoqiri i tubimit, Abedin Raqipi, kryetar i nëndegës së Partisë Demokratike(PD) në fshatin Lluçan.

“Këshilli Nacional është në dorëheqje prej sonte. Në fshatin e bisedimeve të shqiptarëve më nuk do të jetë”, tha kryetari i nëndegës së PD-së në fshatin Osllarë, Naser Bajrami.

Ai kujtoi se edhe më herët kishte uruar kryetarin e PD-së Nagip Arifin për t’i vajtur punët mbarë, ndërsa mbrëmjen e së premtes uroi të propozuarit e listës që më 26 tetor të marrin votën popullit.

“Me listën e PD-së në koalicion me BDL-në, Këshillin vërtet do ta bëjmë nacional, të shqiptarëve”, përfundoi Bajrami.

Kandidati për këtë listë zgjedhore për zgjedhjet e KKSH, Edmond Isufi, njëherit anëtarë i Partisë Demokratike, tha se ky Këshillë ka bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë, duke filluar nga tekstet shkollore.

“Programi i koalicionit tonë premton shumë, premton që librat do të jenë shqip ashtu siç mësojnë nxënësit në Kosovë, Shqipëri, ashtu do të mësojnë edhe nxënësit tanë të shkollave fillore e të mesme këtu në Luginë të Preshevës”, tha Jusufi.

Ai tha se përbërja e tanishme e KKSH-së as në fushën e kulturës nuk bëri asgjë, sikurse në informim. Isufi ishte kategorikë rreth ndryshimit të simbolit kombëtar. “Ky simbol, ky flamur është larë me gjak, me këtë flamurë ranë shumë dëshmorë tanë, sidomos 28 dëshmorë të Luginës, prandaj ne nuk kemi fuqi ta ndryshojmë këtë flamurë”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, rreth marrjes së vendimit pro zgjedhjeve, tha se kjo u bë me qëllim të ndryshimit në të mirë të çështjes së arsimit, kulturës, informimit, mirëpo edhe të mbrojtjes së simboleve kombëtare.

“Me këtë flamur kemi dëshmorë, me këtë flamurë janë bërë shumë luftëra dhe me këtë flamurë, kjo tokë e jona Arbërore është mbuluar me gjak. Këtë flamur duhet ta mbrojmë dhe askush s’ka të drejtë ta ndryshojë”, theksoi Arifi.

Kryetari tha se më 26 tetor duhet të jemi ashtu siç kemi qenë edhe më parë.

“Ishim të parët në vitin 2002, në vitin 2006, në vitin 2012 dhe prapë Partia Demokratike do të jetë e para në vitin 2014. Motoja e Partisë Demokratike është  ‘fol shqip, shkruaj shqip’ dhe  unë do të shtojë, më 26 tetor voto shqip”, tha Arifi para qytetarëve të grumbulluar në fshatin Lluçan.

Për koalicionin “Partia Demokratike – Dr.sc. Nagip Arifi” ky është tubimi i dytë me radhë, pas atij të mbajtur në Bujanoc./Titulli.com/

Program parazgjedhor

 

 
*************************************************************************************************************************************************************************************************
"Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar" nuk do të ndryshojë flamurin (foto)
Deputetët nga Parlamenti në Beograd vizitojnë bazën "Jug" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration